Covidi i merr jetën skenaristit të ‘The Simpsons’

02 shkurt 2021 | 01:00

a parashikuar çuditërisht shumë nga ngjarjet që po ndodhin: Zgjedhjen e Trump-it president, shpërthimin e kullave binjake, madje edhe vetë pandeminë, ama ndoshta skenaristi i Simpsons Marc Willmore nuk e kishte imagjinuar kurrë që koronavirusi do ia merrte dhe atij jetën.

Ai e humbi jetën pak ditë pas infektimit me Covid-19 dhe ishte 57 vjeç. Duket se virusi i shkaktoi ndërlikime shëndetësore dhe nuk ia doli dot t`i kapërcente.

Vëllai i tij Larry Wilmore konfirmoi lajmin, në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Covidi i merr jetën skenaristit të ‘The Simpsons’

“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq mbrëmë ndërsa po luftonte me COVID. Vëllai im ishte i butë, gazmor, engjëll. Të dua vëllai im i vogël.”, shkruante Larry.

Skenaristi tjetër dhe producenti i The Simpson shkruan gjithashtu shënime dedikuar artistit që numëron edhe disa çmime, mes tyre një Emmy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ër herë të tretë në brenda tre vitesh, moderatorja Luana…