Covidi mbërrin në Antarktidë, infektohen shkencëtarët e vaksinuar

03 janar 2022 | 15:10

Covid-19 nuk i kanë shpëtuar dot as shkencëtarët e ndodhur në pjesën më të izoluar të botës, një stacion kërkimor belg në Antarktidë po përballet me një shpërthim të sëmundjes, e kjo pavarësisht faktit që punonjësit e tij janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga 14 dhjetori, të paktën 16 nga 25 personat që jetojnë e punojnë në Stacionin Polar Princess Elisabeth janë infektuar me koronavirus. Megjithatë, të gjithë shprehën dëshirën për të qëndruar dhe për të vazhduar punën e tyre”.

Testi i parë pozitiv u regjistrua në 14 dhjetor, në mesin e një ekipi që kishte mbërritur shtatë ditë më parë. Ata dhe të tjerët që rezultuan pozitivë u vendosën në izolim, por virusi vazhdoi të qarkullonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Morata mund të konsiderohet lojtari më i ri i…