Covidi në Itali, 422 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja

04 shkurt 2021 | 22:35

Ministria e Shëndetësisë në Itali bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 422 persona.

Sipas autoriteteve nga 270,142 teste të realizuara, janë raportuar 13,659 raste pozitivë për koronavirus.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 90,241 humbje jete.

Ndërsa 17,680 pacientë shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2,076,928 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Krahasuar me ditën e djeshme është vënë re një ulje e viktimave nga 476 humbje jetë në 422 ditën e sotme.

Gjithashtu sipas mediave të huaja edhe numri i rasteve vijon të mbetet në rritje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar momentin kur Agim…