Covidi në Kosovë, 124 pacientë po marrin trajtim mjekësor

20 shkurt 2022 | 11:54

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga Covid-19, po trajtohen 124 pacientë. 120 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 53 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
0

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Depresioni përshkruhet si çrregullim mendor, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë…