![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/covid-1.jpg)
Covidi në Maqedoni, 5 të vdekur dhe 252 raste të reja
26 gusht 2022
| 14:17
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 867 teste prej të cilave 252 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.
Në Shkup 127, Kavadar 14, Kumanovë, Manastir dhe Ohër nga 12, Veles 10, Prilep 8, Tetovë 7, Gostivar dhe Kërçovë nga 5 raste të reja.
Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) janë regjistruar dhe 426 pacientë të shëruar dhe 5 viktima, që të gjithë të regjistruar nga “Termini im”.
Numri i rasteve aktive në vend është 2.239.