Covidi në Maqedoni, tre të vdekur dhe 119 raste të reja

27 dhjetor 2021 | 16:13

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.324 teste, ndërsa janë regjistruar 119 raste me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 257 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Sot janë konfirmuar 3 viktima si pasojë e virusit.  Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 223.330, numri i të shëruarve është 210.732, numri i të vdekurve është 7.907, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.691.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë katërfishuar rastet e fëmijëve të infektuar me Covid në…