Covidi në Shqipëri, 32 raste pozitive
32 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Njoftimi:
5 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 32 qytetarë, në Bashkitë:
8 në Tiranë, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lushnje, Gjirokastër, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Tropojë, Shijak, Krujë, Fier, Roskovec, Patos, Vlorë, Himarë, Sarandë, Tepelenë, Kuçovë.
Janë 167 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,078 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 5 Janar 2023)
Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 645
Testime totale 2,020,928
Raste pozitive 332,841
Raste të shëruara 329,078
Raste Aktive 167
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 119
Fier 16
Durrës 9
Gjirokastër 7
Berat 5
Vlorë 5
Kukës 3
Lezhë 1
Korçë 1
Shkodër 1