Covidi prek edhe një futbollist të Atleticos

04 shkurt 2021 | 14:04

Atletico Madridi humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm. Pas portugezit Joao Felix, edhe sulmuesi i ri i madrilenëve bardhëkuqe, Musa Dembele është infektuar me COVID. Lajmi u konfirmua nga klubi në faqen zyrtare.

“Futbollisti jonë Musa Dembele ka rezultuar pozitiv. Ai është izoluar në shtëpinë e tij duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore”, ka njoftuar skuadra nga Madridi.

24-vjeçari është dhënë në formë huazimi nga Lyoni dhe në fund të edicionit do të blihet nga Atletico. Ai ende nuk ka debutuar me ekipin e ri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan ka nisur të mendojë seriozisht për kapitenin e Real…