Covidi prek një lojtar të Napolit

13 nëntor 2021 | 15:28

Napoli ka njoftuar në Twitter se një lojtarë i skuadrës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Mesfushori gjerman Diego Demme  është lojtari i infektuar me koronavirus.

29-vjeçari sapo është kthyer nga dëmtimi dhe pas analizave të bërë ka rezultuar pozitiv edhe pse mefushori ishte i vaksinuar.

Demme është izoluar në shtëpi ku do të vazhdojë shërimin e tij, duke ndjekur të gjitha protokollet shëndetësorë të dhëna nga autoritetet italiane, ku thuhet se lojtari është asimptomatik.

“Diego Demme, i vaksinuar ka rezultuar pozitiv me COVID-19, në kontrollet e fundit. Futbollisti është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpi. Skuadra e Napolit do të ndjekë indikacionet e parashikuara nga protokollet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar me Italinë 1-1, në kuadër…