Covidi shtyhen ndeshjet e 26 dhe 29 dhjetorit në Serie B

23 dhjetor 2021 | 16:25

Urgjenca e Covid-19 bllokon Serie B. Për shkak të rritjes së infeksioneve në formacionet e ndryshme të kampionatit italian të kësaj kategorie, asambleja e Ligës u mblodh në mëngjes për të vendosur shtyrjen e dy javëve të planifikuara për këtë fundviti.

Më konkretisht, sfida e datave 26 dhe 29 dhjetor janë spostuar për më 15 janar (java e 19-të) dhe 22 janar (java e 20-të).

Më 13 janar do të rikuperohen dy ndeshjet e shtyra Benevento-Monza dhe LecceVicenza. Kampionati do të përfundojë gjithmonë më 6 maj. Dy raunde të tjera të mesjavës do të shtohen dhe do të shpallen më vonë. Shtatë skuadra kanë numër të madh sportistësh pozitivë. Këto janë Ascoli, Pordenone, Monza, Lecce, Pisa, Como, Vicenza dhe Spal.

Situata më shqetësuese është regjistruar në Ferrara për shkak të një shpërthimi me të paktën njëzet persona të infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kërkuar që…