Covidi shtyn edhe një ndeshje në Premier Ligë
Takimi mes Evertonit dhe Leicester Cityt është shtyrë për herë të dytë, si pasojë i Covid-19. Lajmi u konfirmua nga klubi i Leicesterit, përmes një komunikate në faqen zyrtare të tyre.
“Leicester City Football Club mund të konfirmojë se ndeshja e Premierligës kundër Evertonit të martën, më 11 janar, është shtyrë pas një takimi të Bordit të Premierligës.
Vendimi erdhi pasi Klubi i Futbollit konfirmoi se kishte një numër të pamjaftueshëm lojtarësh të Ekipit të Parë në dispozicion për të përmbushur ndeshjen për shkak të rasteve të COVID-19, dëmtimeve dhe lojtarëve në detyrë ndërkombëtare në Kupën e Kombeve të Afrikës”, thuhet në komunikatën e klubit.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet në dhjetor, por pasi kishin raste me COVID-19 u shty për një kohë. Ndërsa, tani shkaku i rasteve pozitive, lëndimeve të shumta dhe lojtarëve që janë duke luajtur në Kupën e Afrikës, ndeshja është shtyrë për herë të dytë.