Ç’po ndodh në Turqi? Kalon Kinën më të infektuar
Turqia ka shënuar një rekord të rasteve të reja me koronavirus, duke lënë pas për nga numri total Kinën dhe Rusinë. Përpos kësaj, ekspertët vënë në dyshim shifrat që raportojë autoritetet turke, një situatë e ngjashme me dyshimet për Kinën.
Turqia ka një total prej 98,674 rastesh, ku në vetëm 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Johns Hopkings u regjistruan +3,083 raste.
Ndërsa Kina, vendi ku edhe ku shpërtheu epidemia, ka 82,788 raste, vetëm 30 të raportuara në 24 orët e fundit.
Për nga numri i viktimave, Turqia ka në total 2,376, me +117 të regjistruar 24 orët e fundit.
Ndërsa Kina ka 4,632 viktima, viktima për sot nuk raportohen.
Megjithatë, ekspertët thonë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë por qeveria po e fsheh.
New York Times publikoi një artikull sot ku zbulonte se vetëm në Stamboll janë 2.100 viktima nga 9 marsi deri me 12 prill, dhe deri tani janë shumë më tepër sesa kanë raportuar zyrtarët për të gjithë Turqinë.
Vdekjet u llogaritën duke përdorur mesataret javore të vdekjeve nga dy vitet e fundit. Jo të gjitha vdekjet e llogaritura këtë vit janë të lidhura drejtpërdrejt me koronavirusin, por që kanë ndodhur në të njëjtën kohë kur është përhapur dhe pandemia.
Qeveria turke thotë se ka vepruar shpejt kur shpërtheu pandemia duke anuluar fluturimet dhe udhëtimet brenda vendit, kryesisht në 5 qytete. Gjithashtu u mbyllën shkolla,restorante dhe lokale që nga mesi i marsit.
Por ekspertët thonë se munguan përpjekjet e qeverisë për të ndaluar udhëtimet ndërkombëtare dhe për të gjurmuar kontaktet e pacientëve të infektuar.
Kreu i Shoqatës Mjekësore Sinan Adiyaman thotë për New York Times: “Ata nuk bënë asgjë në shkurt. Dihej që sëmundja mbërriti atje që në atë periudhë.
Viktima e parë në Turqi u raportua me datë 17 mars, por të dhënat e Times tregojnë se viktimat që në këtë datë kishin kaluar mesataren historike të viktimave./ The Hill