CR7: Italia përherë në zemrën time
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se Italia do të ketë vend në zemrën e tij përgjithmonë, në prag të ndeshjes së skuadrës së tij kundër Atalantës në Bergamo.
Unitedi dhe Ronaldo udhëtuan të hënën drejt Italisë për t’u përballur sot me Atalantën në një ndeshje të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Përfaqësuesi i Portugalisë do të synojë ta shkojë numrin rekord të golave në garën më prestigjioze evropiane, ku i ka 137 gola në 179 ndeshje.
Ai i ka shënuar 60 gola në 88 ndeshje në udhëtim në këtë garë dhe sonte do ta zhvillojë një ndeshje tjetër në udhëtim kur Unitedi të përballet me Atalantën në Stadiumin Gewiss.
Ronaldo u largua nga Juventusi në fund të gushtit, pas tri viteve në Torino, dhe u rikthye në Itali vendin për të cilin ka kujtime të veçanta.
“Prapë në Itali”, shkroi Ronaldo në Instagram.
“Një vend që më mirëpriti mua dhe familjen time aq mirë, një vend i mahnitshëm të cilin do ta mbaj në zemër përherë”, shkroi portugezi.
View this post on Instagram