CR7 ka dalë 18 herë pozitiv me koronavirus
29 tetor 2020
| 13:48
Cristiano Ronaldo ka qenë i dëshpëruar që nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të cilën “Zonja e Vjetër” e humbi 2:0 në Torino të mërkurën.
Portugezi doli pozitiv edhe në testin e fundit që bëri 24 orë para ndeshjes ndaj Barçës. Sipas mediumit “TV1” në Portugali, Ronaldo ka rezultuar pozitiv 18 herë.
Hera e parë kur 35-vjeçari doli pozitiv ishte më 13 tetor, në kohën sa ishte i grumbulluar me Portugalinë për ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve. Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 130 gola të shënuar.