CR7 kërkon 5 Liga të Kampionëve, aq sa numëron Barça në historinë e saj
Cristiano Ronaldo kërkon që në Kiev të fitojë trofeun e tretë radhazi të Ligën e Kampionëve me Real Madrid dhe të pestin në karrierë.
Nëse do të fitojë kundër Liverpoolit, sulmuesi portugez do të ngrejë për herë të pestë kupën me veshë të mëdha, duke arritur kështu Barcelonën, që në të gjithë historinë e saj ka gjithsej 5 trofe të tillë.
Po në këtë shifër kanë ngecur edhe Bayern Munchen dhe vetë Liverpooli. Vetëm Milani (7) dhe Reali (13) do të kishin më shumë Liga të Kampionëve sesa CR7 nëse madrilenët fitojnë të shtunën.
Gjithashtu, në rast triumfi të Realit, Cristiano do të hynte në klubin e lojtarëve me 5 Kupa Evrope të fituara dhe do u afronte me Genton, i cili ka fituar 6. Janë 8 lojtarët që kanë fituar 5 herë trofeun më të rëndësishëm kontinental për klube: Di Stefano, Marquitos, Zarraga, Hector Rial, Juanito Alonso, Rafael Lesmes, Paolo Maldini dhe Billy Costacurta.