
CR7 zyrtarizohet në Juventus
16 korrik 2018
| 20:14
Portugezi Cristiano Ronaldo gjatë një konference është zyrtarizuar në skuadrën e Juventusit.
“Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë. Ishte një vendim i menduar që një kohë të gjatë nga unë. Një vendim i lehtë për madhësinë e klubit e vendim shumë i rëndësishëm për karrierën time. Unë jam një person që më pëlqen që të mendoj për të ardhmen. Ende jam shumë i ri e gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, që nga Sportingu te Manchester e tani te Juventus. Është një sfidë, e unë jam shumë i përgatitur”, ka thënë Ronaldo.