Cramon i reagon Grenellit: Pika kufitare në Merdar është ndërtuar nga BE-ja

11 nëntor 2021 | 21:01

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, i cili ka qëndruar të enjten në Kosovë, ka thënë se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit.

Grenell në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka publikuar edhe fotografi duke kaluar tek kufiri Merdar.

“Sot kalova kufirin Kosovë-Serbi në Merdar. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik”, shkroi ai.

Kundër tij, ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Cramon në rrjetin social “Twittër”, ka shkruar se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të SHBA-ja.

më tej ka përmendur edhe çështjen e emërtimit të Liqenit të Ujmanit, duke i thënë se do të ishte mirë që investohej në vend të ndryshimit të emrit.

“Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë. Pika CC Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër në vend që ta riemërtoni Liqenin e Ujmanit sillni edhe pak para”, tha Cramon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Dragashit, njëherit kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës…