Cramon: Na duhet Serbi demokratike, jo sjellje e butë ndaj Vuçiqit
01 nëntor 2023
| 12:01
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se e mirëpret qartësinë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbi marrëdhëniet Kosovë – Serbi.
Ajo tha se do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte edhe për mangësitë e shtetit serb në lirinë e medies dhe demokracisë.
“Na duhet Serbi demokratike, jo sjellje e butë e mëtejshme ndaj Vuçiqit”, tha Cramon.
Kujtojmë se presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Kosovë e Serbi gjatë një turne ballkanik, ku ka kërkuar themelimin e Asociacionit nga ana e Kosovës dhe njohjen “de-facto” të Kosovës nga Serbia.