Cramon: Shpresoj që ShBA-ja ta mbajë fjalë që s’ka marrëveshje të fshehtë
27 mars 2020
| 08:58
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shpërndarë në “Twitter” një deklaratë të Departamentit të Shtetit, në të cilën thuhet se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shkruar mbi të se shpreson se ShBA-ja ta mbajë fjalën. “Ne vetëm mund të shpresojmë se ShBA-ja, pas krijimit të rrëmujës në shtetin e Kosovës, do t’i mbetet besnike fjalës se nuk ka plan sekret dhe nuk ka shkëmbim territoresh”, ka shkruar eurodeputetja Cramon.