Cramoni: Fuqizimi i grave ka marrë pak vëmendje, të ndërtojmë aleanca për paqe të qëndrueshme

23 tetor 2022 | 14:07

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë, me iniciativën e presidentes Vjosa Osmani.

Von Cramon ka theksuar se duhet të mbështesim ata që përpiqen për pjesëmarrje të fortë të grave në sferën politike dhe ndërkombëtare.

“Është mirë që jam pjesë e Forumit të parë të Grave, Paqes dhe Sigurisë në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Ne duhet të ndërtojmë aleanca për paqe të qëndrueshme dhe të mbështesim ata që përpiqen për pjesëmarrje të fortë të grave në sferën politike dhe ndërkombëtare!”, ka shkruar Von Cramon në “Twitter”.

Viola Von Cramon ka theksuar  se deri më tani të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i grave kanë marrë shumë më pak vëmendje.

“Të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i grave kanë marrë shumë më pak vëmendje deri më tani në krahasim me shtyllat e tjera të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë dhe përqendrimi vetëm në pjesëmarrjen e grave në operacionet paqeruajtëse është i pamjaftueshëm për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për gratë dhe shtetet. Pasojat e ndryshimeve klimatike dhe pandemisë Covid-19 na nxisin të rimendojmë se si duhet të duket zbatimi i ardhshëm i shtyllës së ndihmës dhe rimëkëmbjes së agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, për t’i mbrojtur më së miri gratë dhe për të siguruar rimëkëmbjen ekonomike përmes aktiviteteve ekonomike të udhëhequra nga gratë”, ka shkruar  Von Cramoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka pasur…