Cramoni: Kosova me sfida të mëdha në 2021, ishte gabim rrëzimi i qeverisë Kurti

23 dhjetor 2020 | 16:38

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon e sheh Kosovën para sfidave të mëdha vitin e ardhshëm.

Ajo ka thënë se zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin stabilitet politik që të fillojë puna me listën e gjatë të reformave.

Më tutje, ajo ka thënë se ishte gabim rrëzimi i qeverisë Kurti.

“Besoj se ishte gabim i madh, që u rrëzua qeveria më 25 mars. Shumë në perëndim e komentuan atëherë kështu, dhe ne të gjithë e kritikuam që nuk është ide e mirë të rrëzosh në kohë pandemie një qeveri, që deri atëherë kishte bërë një punë të mirë e shumë njerëz ishin të kënaqur. U duk që në fillim, se do të bëhej e vështirë të gjendej një shumicë për ndërrimin e qeverisë apo zgjedhjen e kryeministrit të ri. Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që e thanë që në fillim shumë vetë, që kjo zgjedhje nuk ishte kushtetuese, edhe nën atë rrethanë që u lejuan në votim, persona që ishin dënuar. Këtë pohim nuk e kisha bërë më parë, sepse në fillim është mirë të thonë fjalën e tyre gjykatat. Për mua është për të ardhur keq, që Gjykatës Kushtetuese iu desh shumë kohë për këtë” është shprehur ajo në një intervistë për “DW”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seriali i famshëm “Sandokan”, ku hero është ‘tigri’ i Malajzisë,…