Cramoni për heqjen e ‘stikersave’: Hap drejt realitetit ku Serbia e njeh ‘de facto’ Kosovën
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të larguar “stikersat” në targat e njëra-tjetrës.
Ajo e ka cilësuar këtë vendim si një hap drejt realitetit në të cilin Serbia e njeh “de facto” Kosovën.
“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”, ka shkruar Cramon në platformën “X”.
No more stickers on license plates when u travel from Kosovo 🇽🇰 to Serbia 🇷🇸 – vice versa. What was designed as a temporary measure is finally redundant.
One more step towards reality in which 🇷🇸 de facto recognizes 🇽🇰 as a state + contributes to peace & prosperity in the region https://t.co/pViuYFPB5R— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) January 5, 2024