Cramoni: Qeveria po bën manovra të rrezikshme në veri, aleatët e Kosovës janë të shqetësuar

29 maj 2023 | 12:18

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se situata në veri nuk është e qëndrueshme.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke bërë manovra të rrezikshme në këtë pjesë të vendit.

Von Cramon ka folur për vizitën gjatë së dielës në këtë pjesë ku ka thënë se ka hasur në shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale.

Sipas saj, ndonëse kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave.

“Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar. Atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”.

“Raporti përbën një analizë gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike. Në radhë të parë dua të theksoj progresin këto vitet e fundit. Kosova tashmë ka marrë liberalizimin e vizave dhe dua të i’u përgëzoj, edhe pse është vonuar shumë. Për më tepër ne e kemi përkrahur aplikimin në Këshillin e Evropës, prandaj e përsërisim zotimin tonë për mbështetje në familjen evropiane”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një ish-zyrtar i Gjendjes Civile në Gjakovë për…