Cramoni: Raporti i KE-së është pozitiv për Kosovën, mund t’i bind shtetet e BE-së për liberalizim

07 tetor 2020 | 12:16

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pas raportit të Komisionit Evropian (KE) për Kosovën lidhur me të gjeturat rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Von Cramoni ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se sipas këtij raporti Kosova ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit e që kjo mund të ndihmojë të binden shtetet anëtare që kanë hezitim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Raporti i Komisionit Evropian, thotë qartë se Kosova ka bërë hapa pozitivë ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit, por sistemi për regjistrimin e të arriturave duhet të zhvillohet më tutje. Kjo mund të ndihmojë që të binden shtetet anëtare të BE-së, të cilat janë ngurruese për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Von Cramoni.

https://twitter.com/ViolavonCramon/status/1313774657896689666?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1313774657896689666%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fcramon-raporti-i-komisionit-evropian-pozitiv-per-kosoven-mund-ti-bind-shtetet-e-bese-per-liberalizim%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), edhe Banka Botërore ka ulur…