Cramoni: Shumë qytetarë në veri s’janë të kënaqur me Listën Serbe

29 maj 2023 | 12:50

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila një ditë më parë e ka vizituar veriun e Kosovës, ka thënë se shumë qytetarë serbë janë të pakënaqur me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Cramoni është shprehur se situata atje nuk është mjaft e mirë, por që sipas saj, ka ende shpresë për t’u përmirësuar.

“Shumë njerëz nuk janë të kënaqur me kryetarët serbë apo përfaqësuesit e Listës Serbe për çfarë mendoj se nevojitet të bëhen të gjithë bashkë për dialog. Ka shumë njerëz e OJQ dhe ende ka një dritare të mundësisë, është në skaj. Është humbur besimi. Unë kam ardhur në veri në 2019, prej atëherë kam qenë katër a pesë herë, kam qenë andej aq sa kam mundur si raportuese. Rruga nuk është duke u përmirësuar, nuk është aq e mirë, por çfarë mund të bëjmë është të kontaktojmë me ish-anëtarët e kuvendeve komunale, të mbahen zgjedhjet me pjesëmarrje, duhet të ndërmarrim hapa në dialog”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e shoqatës së pacientëve me kancer, Violeta Pirana, ka…