Cramoni takohet me Kurtin: Plani evropian përnjëmend ia shtron rrugën Kosovës drejt BE-së
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Strasburg.
Ajo ka thënë se i ka përsëritur mbështetje të plotë Kurtit për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbisë dhe e ka inkurajuar që të sigurohet në implementim.
“Përnjëmend do ta shtrojë përpara rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar ka shkruar ajo në “Twitter”.
Krahas Kurtit e Von Cramonit në këtë fotografi shihet edhe deputetja e LV-së, Fitore Pacolli.
Timely discussion with #Kosovo PM @albinkurti on the Dialogue with 🇷🇸 and the upcoming meeting in Ohrid.
Reiterated full support for EU plan for 🇽🇰-🇷🇸 and encouraged to find a way to ensure the implementation, as it will truly pave the way forward for 🇽🇰 in the EU🇪🇺. pic.twitter.com/6sR8oFDSxQ
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 15, 2023