Cramoni tha se “ushtria digjitale” e LV-së e kufizon lirinë e shprehjes, Manxhuka: Besojmë në lirinë e fjalës
28 mars 2024
| 08:05
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka quajtur lajme të rreme të cilat, sipas tij, po hidhen nga ish-anëtarë të kësaj partie, se ata po cenojnë fjalën e lirë.
Ai në X ka shpërndarë edhe postimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka shkruar se në Kosovë “ushtria digjitale” e LV-së e kufizon lirinë e shprehjes, ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Ai ka shkruar se ata besojnë në lirinë e fjalës për të gjithë qytetarët.