“Crazy Rich Asians” pushton kinematë amerikane

20 gusht 2018 | 09:49

“Crazy Rich Asians” ka kaluar çdo pritshmëri, duke kryesuar shitjet në kinematë amerikanë në fundjavën e saj të hapjes.

Filmi i ‘Warner Brothers’ ku shkëlqejnë Constance Wu dhe Henry Golding është komedia e parë romantike në tre vjet që zë vendin e parë duke u ngjitur në krye të ‘box-office’ si filmi më i shikuar.

Që nga dita e nxjerrjes në kinema, pesë ditë më pari, filmi i cili ka kushtuar 30 milionë dollarë për tu realizuar ka siguruar rreth 34 milionë dollarë në arkë.

Ky është filmi i parë i madh i Hollywood që prej “The Joy Luck Club” 25 vjet më parë, që përbëhet nga një kast aktorësh vetëm aziatikë.

Përshtatur nga bestseller i Kevin Kwan, “Crazy Rich Asians” tregon historinë e një gruaje aziatiko-amerikane që përplaset me një kulturë tjetër ku takohet me familjen shumë të pasur të të dashurit të saj në Singapor.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së parë të…