Crespo, afër marrëveshjes me Sao Paolon
11 shkurt 2021
| 17:20
Hernan Crespo është i gatshëm për një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-sulmuesi i Interit do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Sao Paolos.
Trajneri argjentinas do të udhëtojë drejt Brazilit në ditët e ardhshme për të firmosur një kontratë të re me klubin brazilian. Këtë akord e përcjell media argjentinase “OLE” e cila deklaron se ka një akord për një kontratë dyvjeçare me argjentinasin që pritet ta trajnojë edhe ish-lojtarin e Barcelonës dhe Juventusit, Dani Alves.
Crespo më parë ka trajnuar skuadra si Parma U-19, Modena dhe në vendlindje skuadrat Banfilld dhe Defensas.