
Cristiano Ronaldo hap restorant: Jam shumë i emocionuar
18 shtator 2018
| 10:49
Restoranti i ri “Zela” i Cristiano Ronaldos do të inaugurohet këtë muaj në Londër. Sulmuesi portugez thotë se është shumë i emocionuar për këtë aventurë të re.
“Jam shumë entuziast që jam pjesë e kësaj skuadre dhe që po hap në Londër restorantin tim të preferuar”, shkruan ai në “Instagram”. Restoranti është një bashkim i ushqimit japonez dhe mesdhetar dhe është në pronësi të grupit të “Mikpritjes Mabel”. Përveç Cristiano Ronaldos, aksionar është edhe tenisti Rafael Nadal e këngëtari Enrique Iglesias.