Cristiano Ronaldo ka diçka për të thënë
21 nëntor 2019
| 15:16
Cristiano Ronaldo nuk është i martuar! Futbollisti portugez ka mohuar të gjithë thashethemet se ai dhe e dashura prej 3 vitesh Georgina Rodriguez kanë lidhur kurorë në një ceremoni sekrete në Marok pak javë më parë.
Burime të afërta të yllit të Juventusit kanë hedhur poshtë të gjithë spekulimet e revistës italiane “Novella 2000” duke i konsideruar “fake news”.
Madje, nuk është e vërtetë as se modeluesja 25-vjeçare shkon keq me vjehrrën e saj, pasi është gjithashtu ëndrra e mamasë së CR7, Maria Dolores, që Rodriguez të martohet një ditë me Ronaldon.