Cristiano Ronaldo “Mbreti” i “Instagram”-it
30 tetor 2018
| 12:43
Një pushim i shkurtër i Selena Gomez nga rrjetet sociale i mjaftoi Cristiano Ronaldos që të merrte kreun e “Instagram”-it.
Futbollisti i Juventusit është bërë ylli më i ndjekur i “Instagram”-it, me mbi 144 milionë ndjekës.
Sportisti portugez, i cili pas nëntë vjetësh u largua nga Real Madridi në Itali me gjithë familjen e tij, ndan me ndjekësit fotografi në fushë po aq sa edhe jashtë saj, ato me familjen.
Ai është i lidhur me Georgina Rodriguez, modelen 23-vjeçare që e bëri atë baba të Alanës.
Ronaldo është gjithashtu babai i binjakeve Eva dhe Mateo, të lindur nga një nënë surrogate më 2017, dhe një djali të lindur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.