
Crotone e shkatërroi Sassuolon
29 prill 2018
| 14:39
Crotone e ka shkatërruar Sassuolon, pasi sot e mposhti 4-1. Ndeshja e vlefshme për javën e 35-të në Serinë A, nga fillimi e deri në fund i ka takuar skuadrës vendase.
Nga dy gola për vendasit i realizuan Marcello Trotta dhe Simy, kurse për mysafirët realizoi Domenico Berardi nga penalltia. Shqiptari Arlind Ajeti luajti në dhjetë minutat e fundit dhe u ndeshka me karton të verdhë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)