Crouch: Gabova kur u largova nga Liverpooli
Peter Crouch u largua nga Liveprooli në verën e vitit 2008, një zgjedhje për të cilën tashmë duket se është penduar.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ish-sulmuesi i të kuqve është shprehur se ai nuk duhej të ishte larguar, por të priste momentin e tij.
“Disa gjëra ndodhin për një arsye, siç ishte edhe ajo që ne humbëm finalen e 2007 në Ligën e Kampionëve. Unë vendosa të largohem në 2008 dhe Benitez dukej i lumtur për këtë, pasi unë isha gjithmonë një plan B për të. Një nga arsyet që u largova dhe kalova te Portsmuth, ishte fakti se Torres dhe Gerrard kuptoheshin shumë mirë bashkë dhe nuk kishte vend për mua. Por, një vit e gjysmë më vonë pashë që kishin hapësira edhe sulmuesit e tjerë në ekip dhe kjo më bëri të pendohem që u largova nga Liverpooli. Megjithatë mendoj se nuk duhet të lihet një ekip si Liverpooli aq lehtë”, u shpreh Crouch.