Crouch: Gerrardi fillimisht duhet të shkojë te Newcasteli, pastaj në Liverpool

20 tetor 2021 | 11:45

Ish-sulmuesi i Lverpoolit, Peter Crouch, nuk ka dyshime mbi të ardhmen e Steven Gerrardit. Crouch ka folur për ish-kapitenin e Liverpoolit, tani trajner i Rangersit, në rubrikën e tij te “Daily Mail”.

“Kam shumë respekt për Gerrardin. Kam luajtur me të te Liverpooli dhe ai ishte një lider i padiskutueshëm. Besoj se ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Rangersi. Mendoj se Newcastle duhet të mendojë për të. Do të bënte të njëjtën punë që ka bërë në Skoci, por me ndryshimin se te Newcastle do të kishte një buxhet më të mirë”, ka thënë Crouch. Sipas ish-sulmuesit anglez, Gerrardi duhet fillimisht të shkojë te Newcastle e më pas në Liverpool.

“Nga Newcastle mund ta shohim te Liverpooli. Nuk mund të jetë ndryshe. Jurgen Kloppi nuk do të jetë përgjithmonë aty. Gerrard mund ta drejtojë klubin për 10 vjet dhe të bëhet një legjendë më e madhe”, ka shtuar Crouch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, i  ka mbijetuar…