Crystal Palace në garë për transferimin e Rashfordit

15 prill 2025 | 11:33

Crystal Palace raportohet se do të konkurrojë me Aston Villan në garën për transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United në afatin kalimtar veror, raporton “The Sun”.

Klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi andaj Rashfordi është bërë një prioritet për ta.

Gjërat nuk shkuan aspak mirë për sulmuesin anglez tek Manchester United që prej ardhjes së Ruben Amorim, duke bërë që në shumicën e ndeshjeve të mos ftohet fare. Kalimi i tij tek Aston Villa ishte një bekim për të, pasi ai dalëngadalë ka filluar ta rikthejë formën e tij të dikurshme.

Duke marrë parasysh këtë, raportimet nga Anglia bëjnë me dije se Aston Villa është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij në verë, por konkurrenca nga Palace është mjaft e fortë. Nga Palace në verë pritet largimi i njërit prej Eberechi Eze ose Jean-Philippe Mateta, andaj ata po e kërkojnë Rashfordin si zëvendësues të tyre ideal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar  formimin e Komisionit të përkokohshëm…