
Crystal Palace transferoi Cahillin
06 gusht 2019
| 12:18
Crystal Palace ka arritur marrëveshje me ish-mbrojtësin e Anglisë dhe Chelseat, Gary Cahill për një kontratë dy vjeçare.
33-vjeçari u lirua nga Chelsea në fund të edicionit të kaluar. Ish-mbrojtësi i Boltonit dhe Aston Villas regjistroi 61 paraqitje me fanellën e Anglisë para se të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar në gusht të vitit 2018.
Pas Stephen Henderson dhe Jordan AyeW, Cahill është transferi i tretë i Crystal Palace në këtë afat kalimtar.
/Epoka e re/