Cuculi: Kundërshtarët e Dritës duhet t’i lënë fjalët dhe t’i shtrëngojnë dhëmbët
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Dritës në edicionin e kaluar, Ardian Cuculi, shprehet i lumtur me suksesin që e ka arritur me ekipin gjilanas në Evropë, teksa thotë se kundërshtarët e tyre në Kosovës duhet t’i lënë fjalët dhe t’i shtrëngojnë dhëmbët.
Mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi, thotë se gjilanasit me paraqitjet në Evropë i kanë bindur të gjithë në Kosovë se e kanë merituar titullin kamion.
“Me këtë që e dëshmuam në Evropë, kundërshtarët tanë në Kosovë duhet të ndalin zërat, t’i shtrëngojnë dhëmbët dhe të mundohen të na mposhtin. Aktualisht ne jemi ekipi për t’u mundur”, ka deklaruar Cuculi në “Super Sport”. “Sileksin e njihnim shumë mirë si ekip, si organizim, në përgjithësi si klub. Ne kemi bërë diçka të madhe dhe historike për futbollin e Kosovës. Ky është viti i katërt që futbolli kosovar luan në Evropë. Shpresojmë që me këto hapa të vazhdojnë edhe klubet tjera”, ka shtuar Cuculi.