Cuculi tërhiqet nga futbolli: Takohemi në fusha të tjera

03 korrik 2023 | 14:03

Ardian Cuculi, ish-futbollisti i Dritës tërhiqet nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Skuadra e fundit për ish-mbrojtësin ishte Shkëndija e Tetovës ndërsa kujtojmë se gjatë karrierës, përveç Dritës në Superligë, ai ka luajtur edhe në Superiore te Shqipërisë me Partizanin dhe është aktivizuar edhe me Kukësin. Njoftimin për tërheqjen nga futbolli e bëri vetë Cuculi nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij personal teksa 35-vjeçari thekson se; “Tashmë do të takohemi në fusha të tjera”.

Në karrierën e tij, Cuculi numëron edhe gjashtë paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është…