Çudit Brad Pitt: Nuk njoh fytyrat, kam një sëmundje
Është një yll i padiskutuar i Holliwoodit, dhe një nga “sex symbol” më të lakmuar në dekadat e fundit.
Por jeta e një aktori i përmasave të tilla mund të jetë problematike në përditshmëri, me një mijë takime dhe persona për të takuar. Kur kësaj i shtohet edhe një sëmundje e rrallë, problematika shndërrohet në një tmerr të vërtetë.
“Nuk njoh fytyrat, dhe nuk i mbaj mend. Kam një sëmundje” ka deklaruar Pitt në intervista të ndryshme ndër kohë. Por është kjo diçka reale? Absolutisht po, quhet prosopagnosia.
Kjo sëmundje, e zbuluar në 1947 nga psikiatri gjerman Joachim Bodamer, nuk lejon të sëmurin të njohë personat që ka takuar më parë, edhe ato që janë disi të afërm me të.
I sëmuri sheh qartësisht konturet, sytë, veshët, por nuk arrin për shkak të një disfunksioni të bashkojë këto elementë në një portret. Kjo bën edhe që t’i harrojë shumë shpejt fytyrat.
“Kjo më ka shkaktuar shumë probleme në fushën e punës. Gjithmonë pyes personat me të cilët kam bashkëpunuar se ku jemi takuar më parë, dhe jo të gjithë e marrin mirë këtë pjesë”, rrëfen protagonisti i filmave si “Fight Club”, “Troy” dhe “Once upon a time… in Hollywood”, për të cilin rrëmbeu edhe Oskarin, “por nuk jam mendjemadh, thjesht i sëmurë”.