Çun Lajçi: Lehtë është me iu shtru bukë hoxhallarëve e pushtetarëve
Aktori Çun Lajçi, i cili po trajtohet në Kliniken e Pulmologjisë në QKUK, ka kritikuar personat të cilët po shtrojnë iftar për prijës fetar e udhëheqës shtetëror, duke thënë se bamirësia bëhet me persona të shtrirë në spital.
Përmes një postimi në Facebook, Lajçi u ka bërë thirrje që të shkojnë në spitaleve për të parë gjendjen e pacientëve.
Aktori gjendet i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, si pasojë e rëndimit të gjendjes nga infektimi me koronavirus.
Postimi i plotë:
( Ju as me kuptu as me lexu?!)
Ju “sevaplitë” e Iftareve
* Leht asht me iu shtrua bukë me tana t’mirat e xhehnetit muftive, hoxhallarve e pushtetarve, ditën e bajramit e Natën e Kadrit!
Por
* A e dini se sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve (pos me jetima e fukara) e jo me t’pushtetshmit që iu vjedhin çdo ditë e milionerët që s’dinë kah i fituen paret?
*
A, s’asht sevap (nëse e keni për sevap e jo për biznis), me iu pru hurma Arabie e mish Kosove e bakllava Stambolli, nanave tueja, motrave tueja, baballarve tuej, të shtrimë nga covidi këtu n’zemrën e qytetit?
Këta s’kan ramazan, se s’i lejon smundja, por kalori iu duhet shumë ma shumë mushknive t’grimcueme!
*
Si s’iu vjen marre me dhanë aty ku s’duhet e me rrejtë Zotin në Natën e Kadrit o “sevapli” që edhe ju jeni mbushë gjynahe!
*
Ejani spitaleve e kqyrni se njerëzit e juve dërgjavën nga virusi e Zoti, (jo dushmanat) e ju shisni mend me tryeza plot shesheve e pazareve!
Hej
Ku janë dofar zemërgjanësh si Behgjeti e Lazim Destani që shkepshin dikur bombona e fiq Arabie kur ktheheshin nga Haxhi!?
*
Nga spitali, po iu shkruen njeni që s’rrin rehat n’amelet e veta e bërtet “Ikni Çuni ikni Çuni”!
Jo po, ikni vallahi se Covidi edhe juve iu nxuni!
Pulmologji, 09.05.2021