Çun Lajçi merr lajmin se vajza e tij e ndjerë ishte njëra ndër fitueset e llotarisë amerikane

09 gusht 2018 | 22:27

Aktori i njohur, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij më 19 nëntor të vitit të kaluar .

E ashtuquajtura llotaria amerikane, e njohur si “Green Card”,  ka bërë së fundmi të ditur emrat e personave që kanë arritur ta fitojnë atë, e në mesin e fituesve ishte dhe e ndjera Bubulina.

Aktori Lajçi përmes në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se sa i pikëlluar është ndjerë, teksa ka parë emrin e vajzës së tij në listën e personave që do të fitonin të drejtën e qëndrimit në ShBA.

“Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services: Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1054800041351023&set=pcb.1054800238017670&type=3&theater

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Pushime on…