Çun Lajçi, Pacollit: Bac, ja çfarë të pret nëse e voton qeverinë e re
Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kërkuar nga kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, që të mos e votojë qeverinë e re LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet.
Ai ka thënë se Pacolli duhet të qëndrojë fshehur derisa të votohet qeveria, pasi sipas tij, ai do ta pësojë sikurse kur ishte shkarkuar nga posti i presidentit të Kosovës.
“Bac, këta për votën tande edhe kryeministër t’bajnë, e të t’hjekin mbas nji mujit, si atëherë de!”, ka shkruar Lajçi në një postim në Facebook.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Bac
Gjithçka po flasin për Ty.
Edhe për Hashimin, por ai e nxorri helmin e tha:Bujrum, këtu m’keni, mund t’vini edhe me ordi, se s’tutem!
E sheh Bac, ka Maxharra e Abdullah Pashë Drena n’ket Kosovë!
Po thonë t’erdhi atje Hashimi, t’muer n’besë si Maxharr Pashën, veç mos me deshtua seanca.
Ti mos u mërzit, sepse e di se ti s’hin n’Kosovë ilegalisht, si unë ne 98 m-tën n’Gjermani! Jo more, ani me Hashimin që t’pat shkarkua nga Presidenti atëherë!
Veç pashë Marecin, bahu kopil, e rri mshefun,deri ta votojnë qeverinë!
Kopi Isën, Ramushin e Hashimin!
Ti s’je tuxharë plancash si ata o Bac!
S’e kanë për Amerikën jo, e kanë për Albinin, se me ia vjedhë votat po munden, por atdhedashuninë e dijën s’po mundin!
I thojsha unë, o mos shit mend o Albin, shtihavu sikur budalla, se Kosovën veç qashtu mundësh me sundu!
E sa për shamjet e kercnimet ne fb, mos u ban merak, se edhe ma m’shajnë gjithëditën!
Bac, këta për votën tande edhe kryeministër t’bajnë, e të t’hjekin mbas nji mujit, si atëherë de!