CupcakKe tentoi të vetëvritej
10 janar 2019
| 11:06
CupcakKe ka kërkuar ndihmë profesionale pasi ka bërë një cicërimë alarmante në “Twitter”. Reperja 21-vjeçare, emri i së cilës është Elizabeth Eden Harris, konfirmoi se ajo po ndihet e pasigurt dhe se ishte gati për të bërë vetëvrasje.
“Unë kam qenë duke luftuar me depresionin për një kohë të gjatë, më falni që nuk e kam bërë publike, por jam mirë. Shkova në spital dhe më në fund po gjej ndihmën të jem e lumtur dhe të bëj muzikë të mirë. Faleminderit për të gjitha lutjet! Ju lutem, mos u shqetësoni për mua”, ka thënë ajo.