Cuper “kundër” Ramazanit: Si do të luajnë në Botëror pa ujë
16 mars 2018
| 13:53
Egjipti (në mënyrë të deklaruar), por edhe vendet e tjera islamike pjesëmarrëse në Botërorin “Rusi 2018”, kanë një problem: përgatitjen në muajin që i paraprin fazës finale të kompeticionit duke respektuar agjërimin, ritual i imponuar nga Ramazani (që këtë vit përfundoi rreth 15 qershorit).
Çështja është ngritur nga trajneri i “faraonëve”, Hektor Cuper, por i përket edhe Arabisë Saudite, Iranit, Marokut, Tunizisë e Nigerisë. “Si mund t’i stërvit në mesnatë pas Iftarit? Po gjatë ditës, pa ujë dhe kur nuk kanë ngrënë asgjë?”, ishin fjalët e Cuper.