Curri emërohet trajner i FC Prishtina
13 qershor 2023
| 15:18
Debatik Curri është emëruar trajner i FC Prishtina. Lajmin e ka bërë të ditur sot skuadra kryeqytetas me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Ish-futbollisti jonë, që nga kategoritë e reja, si lojtar kishte fituar titullin e kampionit, kurse trofeun e Kupës e arriti si ushtrues detyre i kryetrajnerit. Curri, 39 vjeç, futbollist me përvojë të madhe ndërkombëtare, trajner i skuadrës që nga viti 2018, ka bindur krerët e klubit për t’i dhënë përgjegjësinë e madhe që edhe zyrtarisht t’i prijë skuadrës më të madhe në vend”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.