Curry: Dua sërish trofeun MVP
12 tetor 2019
| 10:35
Stephen Curry është në formë. Pak javë para fillimit të sezonit 2019-2020 të NBA-së, basketbollisti i Golden State Warriors ka realizuar 40 pikë në 25 minuta lojë, në miqësoren që ekipi i tij fitoi ndaj Minnesotas me shifrat 143-123.
Këtë sezon Curry do ta mbajë peshën më të madhe të skuadrës, duke parë dëmtimin e Klay Thompsonit dhe largimin e Kevin Durantit.
“Kjo gjë s’më tremb, jam mësuar edhe më parë. Jam gati ta jap kontributin tim”, u shpreh 31-vjeçari, me tre tituj kampionë në NBA. Curry shpalos objektivin e tij: “Dua trofeun MVP. Do ta bëj maksimumin për ta marr. Natyrisht se edhe titullin kam në plan”. Talenti i NBA-së e ka fituar dy herë trofeun MVP (2015 dhe 2016).