Curry magjik i jep fitoren Golden State, Denveri shumë i fortë për Lakersat
Fitorja e tretë radhazi për Golden State, që mbajnë ende gjallë shpresat për një vend në “play-out”.
Falë 11 gjuajtjeve të sakta për tri pikë të Stephen Curry (42 pikë), Warriors mundën me rezultat 131-109 Indianan jashtë fushe. Vijon momenti i mirë për Clevelandin, që falë fitores me rezultat 118-95 në fushën e Brooklynit (Mitchell 27 pikë), ngjitet në vendin e dytë në Lindje.
Ndalet pas tri fitoresh ekipi i Lakersave, që u mund me rezultat 114-106 nga Denveri. Murray me 29 pikë, Porter me 27 si dhe Jokiq me 24 pikë fituan duelin ndaj Davis e James, që së bashku realizuan 57 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që mundi me shifrat 118-110 Memphisin, ndeshje ku u dallua DeRozan, autor i 30 pikëve.
Moment i mirë për Phoenixin, që mundi me rezultat 129-115 Utah Jazz, ku protagonistë ishin Durant me 31 pikë e Beal me 30. Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim pas fitores me rezultat 129-105 në fushën e Milwaukee. Edwards me 26 pikë ishte i miri për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Green për Bucks.
Rezultatet
Indiana – Golden State 109-131
Orlando – San Antonio 127-111
Brooklyn – Cleveland 95-118
New York – Dallas 108-122
Memphis – Chicago 110-118
Milwaukee – Minnesota 105-129
Phoenix – Utah Jazz 129-115
Lakers – Denver 106-114
Portland – Detroit 122-128