![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/nba.jpg)
Curry magjik për Golden State, humbasin Miami dhe Memphisi
Ekipi i Golden State fitoi sot 122-108 në fushën e Houston, duke qëndruar në vendin e dytë në Perëndim. Ndeshje fantastike e Stephen Curry, autor i 40 pikëve.
Pas kohës shtesë fiton Philadelphia, që mposhti Memphis 122-119, një ndeshje me emocione dhe spektakolare.
Maxey me 33 pikë e Harris me 31 pikë bënë diferencën në parket për Philadelphia, ndërsa 34 pikët e Bane për miqtë mbetën për statistikë. Humbet edhe Miami, që dorëzon kreun në Lindje. Ekipi nga Florida u mund 122-92 nga Boston, me Brown protagonist, autor i 29 pikëve. /Telesport/
Rezultatet
Cleveland – New Orleans 93-90
Indiana – Clippers 122-116
Philadelphia – Memphis 122-119
Atlanta – Toronto 100-106
Boston – Miami 122-92
New York – Sacramento 116-96
Houston – Golden State 108-122
Oklahoma – Portland 98-81