Curry mes rekordmeneve, Golden State mposhti Memphisin

18 dhjetor 2018 | 14:37

Stephen Curry është një “yll” në NBA dhe në takimin e fundit që Golden State Warriors fitoi me Memphis Grizzlies me rezultatin 110-93, ai arriti të kapte shifrën e 15 mijë pikëve të shënuara.

Curry bëhet basketbollisti i pestë i Warriors që e arrin një shifër të tillë. Wilt Chamberlain (17783), Rick Barry (16447), Paul Arizin (16266) dhe Chris Mullin (16235) janë para liderit të kampionëve në fuqi. Në këtë takim ai realizoi 20 pikë, ndërkohë që më mirë bëri Kevin Durant me tre pikë më shumë.

E rëndësishme ishte fitorja, e 21-ta sezonale për Warriors. Giannis Antetokounmpo (32 pikë, 5 asistime, 12 topa të rikuperuar) udhëhoqi Milwaukee Bucks në fitoren 104-107 të arritur ndaj Detroit Pistons. Blake Griffin me shokë doli i mposhtur, edhe pse realizoi ‘triple-double’: 19 pikë, 11 asistime, 10 topa të rikuperuar. James Harden është i pandalshëm sërish, teksa ka realizuar 47 pikë në fitoren 102-97 që Houston Rockets mori kundër Utah Jazz. Fitore tjetër e Phoenix Suns, me Devin Booker që shënoi 38 pikë kundër New York Knicks.

Rezultatet

Detroit Pistons – Milwaukee Bucks   104-107
New York – Phoenix Suns                    110-128
Minnesota – Sacramento                     132-105
Houston – Utah Jazz                             102-97
Oklahoma City – Chicago Bulls          121-96
San Antonio – Philadelphia                 123-96
LA Clippers – Portland                          127-131
Golden State – Memphis                      110-93

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mirëpritur miratimin e rezolutës…